Basha në mbështetje të SPAK: Kush voton Ramën e Berishën nxjerr shokët e tyre nga burgu

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një takimi me qytetarët në zonën e tregut Dinamo në kryeqytet, deklaroi se korrupsioni është problemi kryesor i 12 viteve të qeverisjes së PS.

Sipas Bashës, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbetet garancia më e madhe në betejën kundër korrupsionit, ndaj Koalicioni Euroatlantik mbështet SPAK-un.

“Votove për Ramën, votove me i nxjerr shokët e tij nga burgu. Keq më vjen, por po votove për Berishën, votove për të nxjerrë Ilir Metën nga burgu. Do që të shkojnë të gjithë të korruptuarit në burg? Voto Koalicionin Euroatlantik, mbështetje totale për SPAK-un. Sepse lekët o në xhepat e tyre, o në xhepat e tu, s’mund të jenë njëkohësisht në dy vende. Që të vijnë në xhepat tuaj, duhet të shkojnë shokët e tij tek 313,” tha Basha.

Basha, nga ana tjetër, premtoi se do të lehtësojë qytetarët dhe sipërmarrjen nga politikat dhe burokracitë mbytëse të qeverisjes 12-vjeçare.

Të Fundit