Ish-Kryeministri Sali Berisha në ditën e 22 Marsit ka përkujtuar historisë së Partisë Demokratike, që nga ngritja kundër regjimit komunist, deri në ditën e sotme.
Berisha shkruan se shqiptarët sot festojnë ditën e parë të lirisë, dhe e cilëson 22 Marsin ditë frymëzimi për demokratët.
Berisha është ndalur edhe tek shpallja e tij “Non Grata” duke theksuar edhe një herë sipas tij që u lobua nga George Soros dhe Edi Rama.
Sipas Berishës kontributin e vet ka dhënë edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
“Mafia e George Soros me lobimin korruptiv Rama Soros ne Shqiperi dhe ne SHBA me shpalli nongrata per korrupsion pa asnje fakt dokument apo prove. Ne kete vendim siç do provohej, Luzim Basha me shpifjet e tij kishte dhene kontributin e vet.
Por pas nje procesi historik baza e partise dhe drejtues te saj me procedura statutore e shkarkuan ate!”shkruan Berisha.