Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një takim me strukturat e Degës 15 të Tiranës, i shoqëruar nga kandidati Saimir Lika, iu drejtua Edi Ramës përmes një video ironike.
“O Rame! Nga Pezë-Ndroqi, Ramë! Vijshe ndonjëherë këtu përpara ti! Ti e di ça bojshe!” – thotë Basha, ndërsa thekson se edhe në këtë zonë, si kudo tjetër, qytetarët kanë vetëm një pyetje për Edi Ramën: “Ku i ke shokët?”
“Dhe kryesorja mo Rame… këto janë të bind… që tabela e re e shumëzimit është: 7×7 = 313”, vijoi Basha me ironi.
“O Rame! Nga Pezë-Ndroqi, Rame! Vijshe ndonjëherë, këtu, përpara ti! Ti e di se ça bojshe! Po ktu, edhe ktu, në Ndroq mo Rame, edhe n’Pezë edhe n’Vaqarr, pyetja, ka shumë pyetje, por pyetja kryesore që kanë për ty është: Ku i ke shokët mo Ram?! Ku i ke mo Ram shokët? Ëëëë? Paskan edhe një pyetje tjetër këtu! Dhe kryesorja mo Ram, këto janë të bind, që tabela e re e shumëzimit 7×7=313”, shprehet Basha.