Regjistri i SPAK për muajin Janar është publikuar, ku bëhet me dije grupi parlamentar i PD i drejtuar nga Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK një kallëzim për kryetarin e Kuvendit, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Mandateve dhe Imutitetit, Niko Peleshi.
PD në kërkesën e ngritur shprehet se Peleshi ka zvarritur mosmbledhjen e Këshillit te Mandateve dhe Imuniteteve. Fillimisht kallëzimi është regjistruar por pas verifikimeve është vendosur mos fillin hetimi/procedimi penal nga SPAK.
Nga verifikimi i kryer rezulton se është regjistruar kallëzim penal dhe brenda afatit të parashikuar nga ligji është vendosur për mosfillimin e procedimit penal.



