Barazia gjinore, Berisha: Ligji ndëshkon prindërit, na çon drejt totalitarizmit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, jashtë ambienteve të Kuvendit, në një komunikim për mediat këtë të enjte ka dënuar ligjin për barazinë gjinore, duke e konsideruar atë të bazuar në ideologjinë e ekstremit të majtë.

Sipas tij, ligji ndëshkon prindërit dhe penalizon ligjet e vendit, nenet e familjes, përmbys nenet e lirisë, të besimit dhe mendimit.

“ Ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit. Ky ligj, i bazuar në ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, kodet e vendit, trashëgiminë pozitive, vlerat e veçanta që ka vendi dhe ndëshkon të gjithë ata që duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Ligji, duke detyruar ideologjinë e gjinisë, në diversitetin e vet, defakto dorëzon Kuranin, Biblën, Talmudin në duar të censurës së shtetit. Pas miratimit të këtij ligji, asnjë nga udhëheqësit moral të besimeve fetare nuk mund t’i lexojë ato ashtu siç janë, sepse do të konsiderohen se diskriminojnë. Pretendimi se ky është në afërsi me BE është mashtrim që bëhet në emër të një ideologjie. Do të vazhdojmë betejën tonë kundër këtij ligji, ky ligj nuk mund të miratohet,” është shprehur Berisha.

Të Fundit