Në fshatin Grepllesh të Ndroqit, banorët po përballen prej vitesh me një problem serioz. Fqinji Muharrem Rosa, i vendosur në zonë në vitin 2018, ka ndërtuar pa leje dhe ka hedhur inerte pikërisht mbi burimin e ujit të pijshëm, nga i cili furnizohet gjithë komuniteti.Dokumentet tregojnë, se IMT Tiranë e ka gjobitur Muharremin për ndërtim të paligjshëm dhe ka nxjerrë urdhër prishjeje, por vendimi nuk është zbatuar. Ndërkohë, banorët rrëfejnë, se ai i ka dhunuar dhe kërcënuar, duke e bërë situatën të padurueshme. Gazetari i “Stop” tentoi të kontaktonte me Muharrem Rosën, por ky i fundit nuk pranoi. Administratori i Njësisë Ndroq, Xhavit Çeka, thotë, se rasti është trajtuar, por nuk ka ende asnjë zgjidhje, ndërsa burimi i ujit ndodhet në tokë-shtet dhe mbetet i bllokuar për banorët.




