Banorët e Tragjasit protestë kundër projektit për ujësjellës-kanalizimet: Nuk do të lejojmë të na marrin ujin

Banorët e Tragjasit kanë protestuar sërish ditën e sotme kundër projektin e ujësjellësit, për të cilin shprehet se parashikon marrjen e burimit të ujit të fshatit.

Banorët e Tragjasit, Radhimës dhe Orikumit kundërshtojnë projektin i cili synon të marrë ujë prej burimit të Izvorit për të furnizuar me ujë Dhërmiun, Palasën, Jalën etj.

Në protestën e fundit, pati dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, pasi këta të fundit së bashku me punëtorët e firmës, kishin mbërritur në fshat për të nisur punimet. Banorët nga kjo situatë, kanë reaguar ashpër, duke u përplasur me autoritetet për të mbrojtur burimin e tyre të ujit. Ata thanë se nuk do të lejojnë që t’u marrin ujin.

Për këtë projekt kryeministri Edi Rama, ka thënë se projekti nuk ka asnjë kërcënim për ujin e pijshëm, dhe e ka cilësuar protestën e banorëve një çmenduri. Kreu i qeverisë deklaroi se projekti parashikon që shfrytëzimi që do t’i bëhet këtij burimi është 2 herë më i vogël sesa prurja minimale, dhe në të gjitha rastet ajo që mbetet e pa shfrytëzuar nga sistemi është mëse e mjaftueshme për të gjithë mjedisin ekologjik. Rama shton se ky projekt nuk përbën rrezik për nevojat jetike të njerëzve të Tragjasit.

Të Fundit