Banorët e Çorodovës kërkojnë të ndryshojnë emrin e qytetit: Ta quajmë Skrapar

Pas ndryshimit të emrit të bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, një tjetër qytet në qarkun e Beratit po kërkon të ndryshojë emrin.

Bëhet fjalë për Çorovodën, ku banorët kanë kërkojnë që qyteti të mbajë të njëjtin emër që ka bashkia, Skrapar.

Sipas një sondazhi të kryer nga drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarë dhe intelektualë kanë kërkuar ndryshimin e toponimit sllav të qytetit të Çorovodës (çjerrna voda – uji i zi) dhe zëvendësimin me qyteti Skrapar.

Burime nga bashkia Skrapar bëjnë me dije se, pritet që nisma të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak dhe më pas të shqyrtohet në komisionet parlamentare në formën e një projektligji.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, kjo nismë do të udhëhiqet nga vetë kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, që së bashku me stafin e tij ka si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet është rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit.

Të Fundit