Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 në vendin tonë, Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e zhvilluar online ka vendosur të marr tre vendime të rëndësishëm. Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë Këshilli mbikqyrës ka miratuar uljen me 50% të honorareve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe përgjysmimin e pagave për administratorët e drejtorët. Po ashtu këshilli mbikqyrës ka marrë vendimin për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat.
Në bazë të këtij vendimi pezullohet deri në fund të muajit qershor 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, të fitimit të realizuar në vitin 2019 si dhe të fitimit që do të realizohet përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020.