Kina i është përgjigjur akuzave të SHBA-së për lëshimin e një balone “spiunazhi” mbi hapësirën ajrore të saj.
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se besonin se baloni i parë mbi zona të ndjeshme ditët e fundit, ishte në fakt një pajisje “mbikqyrjeje në një lartësi të konsiderueshme”.
Ministria e Jashtme e Kinës, në një deklaratë zyrtare kërkoi falje për hyrjen e paqëllimshme në hapësirën ajrore amerikane.
Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, thanë zyrtarët amerikanë. Montana është shtëpia e disa prej kapanoneve të raketave bërthamore të SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara vendosën të mos e rrëzonin balonën për shkak të rrezikut të rrezikut që mund të shkaktohej nga rënia e mbeturinave. Megjithatë, qeveria përgatiti avionë luftarakë në rast se objekti duhej të rrëzohej.
Nga ana e saj Kina tha se balona kishte kaluar në hapësirën ajrore të SHBA nga erëra të papritura.
“Pala kineze shpreh keqardhje për hyrjen e paqëllimshme të balonës në hapësirën ajrore të SHBA-së për shkak të erës”-thuhej në deklaratë.