Balluku: Kur isha 7 vjeç më përjashtonin nga eventet se isha mbesa e armikut

Zv. kryeministrja Belinda Balluku u shpreh në media se në moshën 7-vjeçare është përjashtuar nga çdo konkurs shkollor sepse konsiderohej si mbesa e armikut.

Ajo tregoi se është qesharake, madje tragjike të dëgjosh deputetët në parlament të flasin për familjen e saj kur as nuk e dinë kush janë të persekutuarit e çfarë kanë hequr.

“Kur unë kam qenë 7 vjeç kam filluar të kuptoj se çfarë ishte armiku i klasës dhe i popullit sepse tek fëmijët e tjerë duhet të shkonin nëpër evente, spartakjada, olimpiada unë përjashtohesha gjithmonë sepse isha mbesa e armikut, kështu që të dëgjosh sot gazrat e parlamentit tek përmendin emrin e gjyshit, apo tek përmendin prindërit që sot e kësaj dite vazhdojnë e përjetojnë tmerrin e persekutimit në politikë, minimalisht mund të quhet qesharake, përndryshe quhet një tragjedi,” – u shpreh Balluku.

Zv. kryeministrja tha se ligji për hapjen e dosjeve duhej votuar nga të gjithë dhe tashmë asnjë fjalim s’ka kuptim pasi ligji u miratua.

Të Fundit