Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë analizës me drejtuesit e ujësjellësve dhe kryebashkiakët e qarkut Elbasan, foli për rritje të sigurisë në depot e ujit nëpër qytete.
“Është strukturë e rëndësisë së lartë dhe nuk i lihet dot në dorë rojës 12-orëshe apo çdo qenieje tjetër që i lini jetën e qytetarëve në dorë 2 personave, 1 personi, 7 personave. Depot duhet të jetë synimi juaj që të kthehen në zona të sigurisë së lartë, të rrethuara me sensorë dhe me kamera”, – tha Balluiku
Humbjet në 5 ujësjellësit e qarkut Elbasan kanë qenë të mëdha. 77% e ujit të përjcellë në rrjet nuk është paguar si pasojë e humbjeve apo dhe mospagimi i faturave. Ndërkohë, vetëm 66% e popullsisë së këtij qarku përfitojnë nga shërbimi i ujësjellësve.
“Sa më shumë investohet në sektor, aq më shumë rriten humbjet, përveç rastit të Librazhdit, dhe kjo nuk bën sens”, u shpreh ministrja.
Ujësjellësi i Peqinit, sipas ministres ishte më problematiku në tërë qarkun, ku është investuar për sektorin 900 milionë euro në 7 vite.