Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në replikë me deputetin demokrat Flamur Noka, tha se investimet e huaja në vendin tonë, vetëm gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit, janë rritur me 8 milionë euro.
“Investimet e huaja, që vetëm në gjashtëmujorin e dytë të vitit janë rritur me 8 milionë euro, kanë arritur në 759 milionë euro investime, vetëm për vitin 2025. Nuk po jua them sa ishin në vitin 2013, por po ju them që edhe krahasuar me veten tonë, brenda një gjashtëmujori jemi rritur me 8 milionë euro, për të mos folur për brendet e huaja që vijnë për të investuar në vendin tonë”, tha Balluku.
Po nga salla e Kuvendit, ajo i ktheu përgjigje Nokës edhe për “Arubën”.
“Të gjithë kolegët e mi këtu nuk kanë qenë kurrë në Aruba. Asnjëri nga ne nuk ka qenë në Aruba. Nëse ke informacion, bën mirë të mos nxjerrësh tym, por të thuash emra: kush janë ata që kanë shkuar në Aruba, sepse ne këtu nuk kemi shkuar në Aruba”, shtoi Balluku.
Noka akuzoi qeverinë për heshtjen ndaj raportit të DASH-it mbi klimën e investimeve dhe për fshehjen e lidhjeve të dyshimta, sipas tij, mes politikës dhe krimit të organizuar.