Balluku inspekton punimet në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa: Kur pritet të përfundojnë

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka inspektuar ecurinë e punimeve për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa.

Gjatë vizitës në kantier, ministrja theksoi se ky projekt do të transformojë zonën dhe do të sjellë një zhvillim të madh në fushën e agro-turizmit.

Ajo nënvizoi se përfundimi i punimeve është parashikuar për në muajin maj të vitit 2026, ndërsa rruga do të ndërtohet sipas standardeve europiane.

“Ky segment rrugor do të ketë parametra bashkëkohorë, me një zgjerim deri në 12.5 metra, duke rritur ndjeshëm shpejtësinë e lëvizjes. Gjithashtu, projekti parashikon ndërtimin e një ure të re dhe eliminimin e kthesave problematike. E gjithë zona e Pezës, Ndroqit dhe Plepave do të marrë një zhvillim të ri falë kësaj infrastrukture moderne,” deklaroi Balluku.

Të Fundit