Balla: Asgjë e re nga opozita, kështu dogjën karriget dhe 8 vite më parë

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat menjëherë pas seancës së sotme plenare në Kuvend, seancë e cila pati një nisje dhe një vazhdimësi me tensione, përplasje fizike dhe flakadanë të ndezur.

Balla qëndron i mendimit se opozita ka zgjedhur këtë mënyrë pasi sipas tij, në protestat që PD zhvillon nuk ka mjaftueshëm prani të qytetarëve, dhe kaosi i krijuar në Kuvend është një shkak për ti mbledhur ata. Balla përmend edhe betimin e Endrit Shabanit si Avokati i Popullit, i cili zhvilloi këtë proces mes zhurmës dhe përplasjeve të vazhdueshme.

“Besoj se qoftë ju dhe qytetarët shqiptarët, e sotmja nuk është lajm i ri. Asgjë e re nga fronti i Lindjes. Sot plot 8 vite më parë, e njëjta pamje në Kuvend.

Duket qartë që protesta nuk kanë frymë, nuk ka pjesmarrje. Duhet t’i vëmë zjarrin Parlamentit që të vinë njerëzit në protesë. Shqiptarët e dinë se kush i jep urdhërat, për të gjitha imazhet dhe fotografitë në dëm të Shqipërisë.

U sulmua Avokati i ri Popullit ,duke e penguar të bëjë betimin edhe pse vetë e kanë firmosur dhe votuar”, tha ai.

Të Fundit