Disa balena kanë dalë në bregun verior të Qipros, njoftuan të premten autoritetet, në një fenomen që dyshohet se mund të ketë lidhje me tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë fqinje.
Katër balenat u gjetën në një plazh të enjten, njoftoi Departamenti i Peshkimit dhe Kërkimeve Detare.
Tre nga katër balenat e gjetura të enjten u kthyen në det të hapur, ndërsa një e katërt ngordhi, tha agjencia në një deklaratë.
Është e paqartë nëse balena e ngordhur e gjetur gjatë së premtes, përfshin një nga ato balena që ishin kthyer në det një ditë më parë.
“Këto kafshë kanë një sistem ekolokimi që ndikohet nga zhurmat e detit; mund të jenë shpime nënujore, ose sigurisht edhe tërmeti që ndodhi në zonë”, tha për mediat greke, Yannis Ioannou nga Departamenti i Peshkimit dhe Kërkimeve Detare.
Autoritetet e identifikuan balenën si një balenë minke, lloj i cili nuk shihet shpesh në bregdetin qipriot.