Kajakeri Adrian Simancas i mbijetoi një sulmi nga një balenë gunga në ngushticën e Magelanit, e cila e gëlltiti atë së bashku me kajakun e tij dhe më pas e pështyu, raporton sot Sky News.
Simancas ndodhej në brigjet e Kilit, i shoqëruar nga babai i tij i cili ishte në një kajak tjetër, kur një balenë me gunga doli në sipërfaqe dhe e gëlltiti bashkë me kajakun dhe ngjarja u regjistrua në kamera nga babai i tij.
“Mendova se kisha vdekur. Mendova se më kishte ngrënë, më gëlltiti”, tha Simankas.
Balena ka nxjerrë nga goja Simankas 24 vjeç së bashku me kajakun e tij pas disa sekondash, gjë që është kapur edhe nga kamera e babait të tij.
Ai tha se edhe pasi balena e pështyu, ai ishte ende i shqetësuar se mund të vdiste në ujërat e akullta.
“Kur fillova të notoja, u tremba se mund t’i ndodhte diçka edhe babait tim, se nuk do të arrinim në breg në kohë”, tha Simankas.
Babë e bir kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë në breg pas ngjarjes.