Babë e bir dhunojnë nipin në Tiranë, e godasin me thikë! 26-vjeçari përfundon në spital

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë dhunuar dhe goditur me thikë një 26-vjeçar.

Në pranga kanë rënë shtetasit L. B., 42 vjeç, dhe M. B., 21 vjeç, (babë e bir), njofton policia.

Sipas njoftimit të uniformave blu, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë dhe goditur me mjet prerës shtetasin J. J., 26 vjeç (nipi i tyre).

26-vjeçari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë.

Të Fundit