Mbrëmjen e sotme janë publikuar fotot e Hekuran dhe Asim Gjonit. Hekurani, 74-vjeçar vrau me thikë djalin e tij 37 vjeçar, Asimin mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ndodhi te zona e ‘Kodrës së Priftit’ në periferi dhe dyshohet se djali e tallte të atin, derisa më pas ky i fundit mori thikën dhe qëlloi të birin.
Djali ndërroi jetë në spital duke mos i rezistuar plagëve të marra.
Dyshohet se shkaku i krimit ishte një debat mes tyre, pasi i biri e kishte tallur të atin. Të dy dyshohet se ndodheshin nën efektin e alkoolit në momentin e konfliktit. Pas marrjes së njoftimit, policia ka arrestuar autorin dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.