Pamjet e një vajze të mitur që tërhiqej për flokësh nga një burrë në një nga zonat më të frekuentuara të Korçës u bënë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.
Policia e Korçës njoftoi se pas verifikimeve dhe shoqërimit të personave të shfaqur në video, u bë e mundur identifikimi i autorit. Nga dëshmitë e mbledhura rezultoi se bëhej fjalë për babain e vajzës, shtetasin holandez M. U., 33 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurori dhe ndaj tij nisi procedimi penal për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.
Policia falënderoi qytetarët dhe median për denoncimin e rastit, duke u bërë thirrje të raportojnë çdo akt dhune apo paligjshmërie.