Një grua nga Tirana, tregon, se ka kërkuar urdhër mbrojtjeje për vajzën 9 vjecare, ardhur në jetë nga një bashkëjetesë 2 vjecare me ish partnerin e saj. Por zonja thotë, se u nda nga babai i vajzës, pasi ai ishte i dhunshëm.Gjykata ia la së ëmës kujdestarinë dhe i ati duhet ta takonte me kohë të pjesshme.Me rritjen e fëmijës, u shtuan takimet, por edhe refuzimet e vajzës për të shkuar tek i ati.Por këtij refuzimi, babai i kundërvihej, duke i thënë, se “do ta merrte për veshi me polici”.Avokati Demir Ciftja shprehet, se jo vetëm prindi, por dhe gjykatat duhet të marrin në konsideratë dëshirën e fëmijës.
Në kushtet, kur babai kërcënonte vajzën, se do ta merrte për veshi, mamaja e 9 vjecares thotë, se iu drejtua Komisariatit 4 dhe cështja shkoi në Gjykatë.Urdhri i mbrojtjes nuk iu dha, por nuk është ky problemi i vetëm. Vendimi i gjykatës ka sjellë ngërc në Apel, pasi babai nuk firmos marrjen e njoftimit. Nga ana tjetër vajza ka shfaqur sjellje agresive dhe e ëma e ka cuar në psikologë të ndryshëm, të cilët kanë hequr dorë nga trajtimi, pasi babai bënte presion.Kryetarja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, shprehet, se do të merren masa, që fëmijës t’i sigurohet trajtim psikologjik.Përsa i përket procesit gjyqsor, ne iu drejtuam Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku folëm me Donald Xhelilin dhe brenda 24 orëve pala tjetër e firmosi njoftimin për vendimin e Gjykatës.Babai i fëmijës e kërcënon ish-parteren dhe kjo e fundit shkon në Gjykatë e pajiset me urdhër mbrojtjeje.