Babai Ervis Martinajt kërkon shpalljen e të birit si person të zhdukur

Pas më shumë se dy vitesh pa informacion rreth vendndodhjes së tij, familja e Ervis Martinajt ka bërë këtë të mëkurë një depozitim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë me një kërkesë për shpalljen e tij si person i zhdukur.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, kërkues është shtetasi Mustafa Martinaj, babai i të zhdukurit, i cili kërkon shpalljen e Ervis Martinajt, i lindur më 6 tetor 1982 në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin, si person i zhdukur.

Ervis Martinaj është zhdukur që nga gushti i vitit 2022 dhe që prej atëherë familja nuk ka pasur asnjë informacion mbi fatin e tij.

Të Fundit