Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i ka dërguar një mesazh urimi Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Ai shprehet se Spiropali do t’ia dalë mbanë me mençurinë dhe aftësinë që e karakterizon edhe në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë.
“E nderuar Znj. Spiropali,
Urime për zgjedhjen dhe emërimin Tuaj në krye të parlamentit shqiptar.
Kam bindjen se me urtësinë, mençurinë e aftësinë që ju karakterizon, do t’ia dilni mbarë si kurdoherë edhe në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë.
Ju shpreh urimet e konsideratat e mia më të larta dhe ju siguroj se mbështetjen time dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do ta keni përherë.
Zoti ju lehtësoftë çdo vështirësi, ju ndihmoftë në hapa të sigurta e ju nxjerrtë përherë faqebardhë!
Zoti ju bekoftë!
Amin!”, ka shkruar Spiropali.
Kujtojmë që Spiropali, u propozua nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, pasi Lindita Nikolla kishte njoftuar dorëheqjen në seancën e fundit plenare për shkaqe personale dhe shëndetësore.