Në shkurt 2023, ishim në Korcë me të moshuarin Nazmi Hasa, i cili i kishte dhënë avokates së tij, Eda Merkuri, 700 mijë lekë borxh, që në dhjetor 2022, por kjo e fundit nuk ia kishte kthyer.Nazmiu u takua me të, për t’i kërkuar borxhin, por avokatja i tha, se paratë do t’ia këmbente me shërbime për një cështje të të birit.Pas debateve, avokatja pretendoi, se nuk ka afat për borxhin, ndaj zotëria mund t’i drejtohej gjykatës.Pas Nazmiut, gazetarja e “Stop” shkoi të takojë avokaten Eda Merkuri, e cila e nxehur, tha, se sapo t’i bjerë lek në dorë, do ta shlyejë të moshuarin, të cilit i mori 700 mijë lekë borxh.Pas një viti e gjysmë, Nazmi Hasa thotë, se jo vetëm që avokatja nuk ia ka kthyer lekët, por i ka bërë dhe padi për prishje të biznesit. Ndërkohë Eda Mërkuri i ka bërë bisht Dhomës dhe ka mbyllur cështjen në prokurori.Avokati Arben Llangozi shpjegon, se kodi civil thotë, që brenda 5 ditëve nga kërkesa, duhet t’i kthehet borxhi zotërisë.Sipas tij, prokuroria duhet ta hetojë zonjën Merkuri, pasi ajo ka konsumuar veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]