“Avokatja” fantazëm merr paratë dhe zhduket – denoncimet s’kanë të ndalur!

Disa ditë më parë treguam, sesi avokatja e Lushnjes Klotilda Kola, kishte mashtruar disa qytetarë, duke u marrë paratë, pa u mbaruar asnjë punë. Në Dhomën e Avokatëve Lushnje, kryetari Kozma Jano, na tha, se Klotilda Kola është pa license dhe e pa regjistruar në tatime prej më shumë se 8 vjetësh. Ajo ka ushtruar profesionin në mënyrë të paligjshme dhe ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët gjatë gjithë kësaj kohe.Në redaksinë tonë kanë mbërritur të tjera denoncime për zonjën Kola. Ajo ka mashtruar edhe 4 familje të një fisi për nxjerrjen e certifikatave të pronësisë në Lushnjë.Pasi ata kanë bërë pagesat, ajo i ka mbajtur me shpresë, deri në ditën, kur mbylli zyrën dhe u zhduk papritur. Vera Kaloti, thotë, se ka paguar 2 milionë lekë e në fund të prillit, avokatja u zhduk. Habil Sula, ka paguar 7500 euro dhe nuk ka asnjë informacion për Klotilda Kolën.E njejta histori me Tajar Sulën dhe Pranvera Sulën, të cilëve u ka marrë nga 2 mijë euro dhe ka ndërprerë cdo komunikim.Në vitin 2019 edhe bashkëshorti i saj, Sekretari i Federatës së Taekondosë, Maksim Kola, ishte denoncuar në emisionin tonë për mashtrim.Ky i fundit i kishte premtuar një vizë vizë irlandeze për djalin një qytetari, kundrejt 10 milionë lekëve.

Të Fundit