Avokati mori 1500€ për gjyqtarët, Kushtetuesja hedh poshtë pretendimin

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/WBXCYmtV944?si=oheGGIM7Uopzh8qO” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

 

Të enjten e javës së kaluar transmetuam denoncimin e një qytetari nga Tirana, i cili ishte në proces gjyqësor për një  cështje pronësie. Pasi i mori me rradhë shkallët e gjyqsorit, në fund e coi cështjen në Gjykatën Kushtetuese. Për ndjekjen ligjore, i dha prokurë avokatit Fatmir Gjika.Qytetari tregon, se kur u takua me avokatin, ky i fundit i kërkoi 500 mijë lekë për kërkesë padinë, e më pas edhe 1500 euro si ryshfet për gjyqtarët e Kushtetueses, në mënyrë, që të fitonte gjyqin. Pasi mbaroi seanca avokati i kërkoi edhe 500 mijë lekë, që gjyqtarët, pasi morën vendimin në favor, të hanin edhe një drekë.Të nesërmen e këtij transmetimi, të premten e 8 dhejtorit, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë këtë pretendim të avokatit Fatmir Gjika, duke u shprehur, se po bën kallzim penal ndaj tij në organet kompetente.Po kështu Gjykata Kushtetuese i kërkon Dhomës Kombtare të Avokatisë fillimin e procedimit disiplinor ndaj Gjikës.

Të Fundit