Flamur Noka ka bërë edhe një herë të ditur Partia Demokratike nuk do ta mbështesë kandidaturën e Endri Shabanit për Avkoat të Popullit.
Nga foltorja, ai tha se opozita, siç është e parashikuar në ligj, ka të drejtën për të zgjedhur kandidatit, teksa e vuri theksin edhe tek kërkesa që ata kanë bërë për tërheqjen e firmave.
“Është traditë që avokati i popullit të zgjidhet me konsensus dhe e drejta i jepet opozitës.
Kurështë votuar kandidat për avokat populli nuk keni qenë ju në pushtet të keni iniciaur ligjet. Injoranca falet, por jo gënjeshtra. Doni ti jepni opozitës avokatin e popullit apo doni ta zgjidhni vetë? Në datën 2 dhjetor pasi Komisioni i Ligjeve vendosi që nuk mund të vendoset më shumë se një emër, PD kërkoi tërheqjen e firmave. Avokati do jetë i Surrelit, jo i popullit. Ju rrëmbeni taksa, para, rrëmbeni edhe këtë. Opozita nuk e njeh Endri Shabanin si kandidat të mbështetur nga ajo”, tha Noka.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i mazhorancës.
“Njerëzit kuptojnë që nuk u jepni rëndësi sjeljeve tuaja. Ju talleni me kandidatët tuaj dhe me popullin. Ju thoni do bëjmë namin kur të vijmë, po ju nuk i dilni dot për zot kandidatit që keni firmosur”, tha Toni Gogu./vizionplus.tv




