Avionë turistikë në Gjirokastër! Ulen pilotët e parë në aerodromin e Gjirokastrës, pas 90 vitesh

Pas 90 vitesh në aerodromin e Gjirokastrës, i cili është i vetmi i certifikuar në vendin tonë për uljen e avionëve sportivë dhe turistikë, ka nisur fluturimet e para ndërkombëtare. Fluturime që janë shoqëruar me vendosjen në funksion të shërbimit polici-doganë.

Tetë avionë sportivo-turistk të mbërritur nga Italia u ulën në aerodromin e qytetit të gurtë të shtunën. Shërbimi polici doganë që tashmë është në dispozicion të pilotëve shmang uljen e detyruar nw aeroportin e Rinasit.

“Eshtë një ditë historike për gjirokastrën. Me vendosjen e shërbimit doganë polici mund të njoftojë dhe mund të vijë direkt në gjirokastrë, pa kaluar në aeroportin e Rinasit. Kjo sjell zhvillimin e turizmit të ajrit.”

“Sot jemi në aeroportin ndërkombëtar të Gjirokastrës ku i kemi hapur dyert zhvillimit të turizmit ajror në Shqipëri. I urojmë mirëseaedhjen këtyre fluturimeve ndërkombltare me avionin e parë të ardhur nha Italia. Mirëpresim fluturime nha e gjithë bota dhe falenderojmë institucionet për bashkëpunimin e shkëlqyer për realizumin e kësaj nisme. Nga sot këtu do të kryhen të gjitha procedurat doganore për avionët ndërkombëtarë.”

Pilotet thonë se aerodromi i Gjirokastrës plotëson të gjitha kushtet dhe ka infrastukturën e duhur.

“Alesandro Romanazzi Carducci pilot: Kemi ardhur nga Italia. Udhëtimi shkoi shumë mirë, falë edhe kësaj dite të mrekullueshme. Pista e aerodromit eshte mjaft e pershtatshme per llojin e avioneve sportiv dhe infrastuktura e saj mundeson uljen pa problem. Jemi të parët që u ulëm në aerodoromin e Gjirokastrës pas 90 vitesh dhe jemi vërtet shumë krenar që na u dha mundësia ta realizojmë këtë sot.”

“Ne vimë nga Brindizi.jemi të parët që vimë nga italia me këta avionë. Kemi ardhur për 1 orë 40 minuta, jemi shumë afër. Është hera e parë që vi në Shqëipëri dhe Gjirokastër. Është një pistë e gjatë dhe ndër më të mirat që kam parë.”

Në aerodromin e Gjirokastrës prej kohësh janë zhvilluar një serë aktivitetesh sportivo-turistik duke e listuar qytetin muze si një ndër rajonet ku turizmi elitar po njeh rritje te ndjeshme. Në Gjirokastër pritet të ndërtohet gjithasht edhe aeroport i ri turistik, që do të shërbejë për të gjithë jugun.

Të Fundit