Av. Goxhaj: Tani që erdhi Trump, kam mundësi të martohem këto 2 vite

Rikthimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë nuk ishte një lajm i mirë vetëm për amerikanët, por edhe për mbështetësit e tij në Shqipëri.

Një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Presidentit Trump, Altin Goxhaj, ishte i ftuar në media.

Goxhaj tha se me fitoren e Trump ai tashmë është i lirë edhe i mbrojtur për të krijuar familje.

Sipas tij fitorja e Trump i jep siguri për tu martuar dhe për të ndërtuar një familje.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Sa të ka ndikuar në jetën personale gjithë beteja kundër Soros?

Goxhaj: Unë nuk kam jetë personale qëkur kam filluar kundër Soros. E kam kthyer jetën time si jetë politike. Në 2013 kur erdhi Rama unë jetoj si Bajram Curri në shpellë.

Gazetarja: Do i duhet Altin Goxhajt të martohet?

Goxhaj: Tani që Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, pasi jam më i sigurtë, unë mendoj se kam mundësi të martohem këto dy vite. Arsyeja pse nuk jam martur është se mafia Soros përdor familjen, përdor fëmijën për të të shantazhaur. Tani që Trump fitoi zgjedhjet unë jam më i sigurtë dhe kam mundësi edhe të amrtohem.

Të Fundit