Policia e Kosovës, ka arrestuar mbrëmjen e sotme, 1 dhjetor dy persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje, 29 nëntor.
Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.
Siç raporton Koha, Granit Plava, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatarë.
Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri. Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje