Automjeti i ushtrisë përplaset me autobotin, plagosen 6 ushtarakë

Një mjet i repartit ushtarak të Vaut të Dejës është përplasur mëngjesin e kësaj të marte me një autobot në aksi rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.

 

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur gjashtë ushtarakë, të cilët po udhëtonin me këtë mjet.

Konkretisht bëhet fjalë për shetasit me iniciale Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër, si dhe për drejtuesin e mjetit B. N.

Të plagosurit, të cilët ishin nisur drejt Mirëditës për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve atje, janë dërguar menjëherë në spital për të marrë shërbimin mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Të Fundit