Autobusi i Unazës përplas gjyshin dhe nipin, plagoset 12-vjeçari

Mjeti i transportit publik i goditi nga pas

Gjyshi me nipin të cilët po udhëtonin me këtë motor me targë TR 2A 37, u përplasën nga autobusi i linjës së unazës në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45 të mëngjesit të së dielës në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë kryqëzimit të tregut.

Sipas policisë së Tiranës, i mituri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas dëshmitarëve, gjyshi dhe djali të cilët ndodheshin duke udhëtuar me motor, ishin të pajisur me kaskë mbrojtëse. Motori i tyre u godit nga pas nga autobusi i linjës së unazës.

Pas aksidentit, Policia Rrugore, mori në pyetje shoferin e mjetit të transportit publik me targë AB 188 IY.

Shkak dyshohet manovra e drejtuesit të autobusit për t’u afruar ne stacion, që ndodhet pranë vendit ku ndodhi aksidenti, por nuk përjashtohet edhe ndonjë devijim i drejtuesit të motorit.

Për këtë policia, është duke kryer veprime hetimore.

Të Fundit