Një autobot i ngarkuar me naftë është përbysur në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë dhe për pasojë ka shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë. Policia njofton se shkak është bërë humbja e kontrollit mbi mjetin të shoferit moldav me iniciale A.B.
Në po të njëjtin aks makina tip “Hyundai” duke kaluar në këtë rrugë për shkak të nxehtësië së gomave ka marrë flakë.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit “Hyundai”.