Ka humbur jetën një nga punonjësit e karburantit që u lënduan kur mori flakë autoboti në autostradën Durrës-Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në një pikë karburanti. 35-vjeçari Evis Prendi ishte shtruar në spital, por humbi jetën si pasojë e shkallës së lartë të djegies që kishte pësuar.
Bashkë me të u lëndua edhe një 20-vjeçar.
Flakët e autobotit shkaktuan shtëllunga të mëdha tymi. Ngjarja u regjistruar teksa autoboti shkarkohej në pikën e karburantit.
Zjarri u përhap me shpejtësi, por ndërhyrja e punëtorëve të pikës, policisë dhe zjarrfikësve bëri të mundur neutralizimin e zjarrit.
Sakaq pas shuarjes së tij, policia e Durrësit ka nisur hetimet mbi rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në pikën e karburantit që ra zjarri.