Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryqëzimin që njihet si Posta e Çoles në lagjen “24 Maji”, të Vlorës.
Ndaj 30-vjeçarit Kejvin Hajrulla u qëllua me breshëri plumbash teksa udhëtonte me një automjet tip Benz. I riu ka marrë plumba të shumtë në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
I plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu. Ky i fundit mësohet se ka marrë vetëm një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjendur në total 80 gëzhoja, dy karikator kallashnikovi të zbrazur totalisht dhe mendohet se një prej autorëve armën e zjarrit e ka mbushur sërish.
Siç mësohet janë tre autorë drejtuesi i mjetit, një person që godet nga ana e pasagjerit dhe një tjetër që godet nga ana e pasme e makinës.
Në vendin e pare të makinës është gjetur një kallash i djegur dhe një karikator ndërsa dhe në pjesën e pasme të makinës është gjetur serish një kallashnikov bashkë me karikatorin e djegur.
Ndërkohë, Vlora është blinduar prej mbrëmjes së djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që kanë zbarkuar në terren pas ngjarjes, duke ushtruar kontrolle.