Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati në Rinas ku mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos një 40-vjeçar, i identifikuar si Muçi Shaljani (Sheqeri).
Ky i fundit, sipas asaj që raportohet është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Sipas të dhënave të para, Shaljani ka pritur në aeroportin e Rinasit Gilmando Danin, i cili kthehej nga Barcelona. Ai ishte shoferi i makinës tip “Benz”. Shaljani ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.



