Atentat ndaj 21-vjeçarit në Tiranë, persona të maskuar i bëjnë pritë dhe qëllojnë me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku disa persona i kanë bërë atentat një të riu.

21 vjeçari me iniciale H.Xh, ka qenë në makinë i shoqëruar nga një vajzë, në momentin kur persona të maskuar i kanë bërë pritë dhe kanë qëlluar edhe me armë, por për fat të mirë plumbat nuk e kanë kapur.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, i riu është dhunuar fizikisht me mjete të forta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gëzhoja armësh.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Të Fundit