Elseid Hysaj ka qenë një nga emrat më të lakuar të Lacios në merkaton e verës.
Shumë media italiane kanë bërë të ditur se ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Tudor. Shpesh është thënë se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit që të largohet, por duke qenë se nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete për të, e ardhmja e tij është në dyshim.
Së fundmi gazetari i njohur italian, Nikolo Shira përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “X” shkruan se Hysaj mund të qëndrojë në klub dhe të bëjë pjesë me skuadrën titullare.
Gjithsesi pritet të shohim se çdo të ndodh deri në fund të merkatos.