TIRANË
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka deklaruar sot se ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht, askush nuk është mbi ligjin. Ky ka qenë mesazhi i dhënë gjatë takimit me prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, me Drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe në takimin me kreun e SPAK Arben Kraja.
“Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK, Kraja, u takova dje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi ambasadorja Kim.