Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot pasdite në mbledhje deputetët e Tiranës të Partisë Socialiste dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit.
Në fjalën e tij, Rama tha se ndërtimet pas vitit 2020, nuk do të legalizohen.
Kryeministri shtoi se shkelësit e lejeve do të futen në një listë të zezë.
Edi Rama: Së pari kemi diskutuar për procesin e legalizimit, terminologji abuzive nga individë që fillojnë zaptimin e hapësirës publike dhe bëjnë vetëdeklarimin si individ në proces legalizimit. Asgjë e ndërtuar pas 2020 nuk legalizohet. Është lejuar të bëhen vetëdeklarimin për ti dhënë mundësi të bëjnë vetëdeklarimin kur nuk e kanë bërë në afat, por jo ndërto pas 2020 dhe kur ka nevojë për ndërhyje dalin e thonë jemi në proces. Të pavlefshme të gjithë deklarimet për godinat me qëllim fitimi. Nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë, e familjeve që kanë futur kokën. Por për gjithë këtë mashtrim të madh përpara të cilit janë mbyllur sytë në një kohë të gjatë. Dhe interesi publik duhet të prevalojë, askush nuk duhet të nxjerri një copë letër jam në proces.
E dyta do miratohet me ligj lista e zezë e ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin ligjin. Kush futet në listë humbet lejen për ndërtimin. Do marrim masat për disa kategori ndërtuesish shumë problematikë si mashtruesit te zona ku ishin së bashku me ministrin e Drejtësisë ku nuk linin banorët të futeshin në pallat, edhe të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve në rrugë pa dokumenta hipotekore. Masat do jenë drastike dhe bëj thirrje të vrapojnë ta zgjidhin pa dalë akti normativ, do i gjejë një bela, do e kenë të vështirë.