Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se në Shqipëri ka laborator të përpunimit të drogës dhe nga Kolumbia vjen drogë në formë pureje e futur brenda lëndës së parë që përdoret në industrinë ushqimore.
“Nga Kolumbia kemi një tjetër, besoj do ta bëjmë emision më vetë, sjellim pastë. Do të thotë që kemi laboratorin këtu brenda dhe përpunohet këtu brenda . E mban mend laboratorin e Xibrakës? Vinte e tretur në tesha, kurse kjo që them unë vjen në formë pureje e future brenda lëndës së parë që përdoret në industrinë ushqimore dhe vjen nga Kolumbia”, tha Hoxha.