Policia e Tiranës ka vënë në pranga vajzën e Eli Farës, Marina Fara pasi është kapur me disa gramë kokainë.
Mësohet se Marina Fara, 39 vjeçe e cila njihet edhe me emrin Roxhensa Kapurani u kap në Vorë.
Raportohet se gjatë kontrollit Marina u kap me disa gramë lëndë narkotike, konkretisht kokainë.
Gjatë kontrollit që blutë kanë ushtruar në makinën e saj, kanë gjetur kokainë, sasia e së cilës ende nuk bëhet me dije.
Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.