Arrestohet shoferja 70-vjeçare në Shkodër, përplasi për vdekje një këmbësore

Një 70-vjeçare në Shkodër është arrestuar pasi teksa drejtonte makinën ka përplasur një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në lagjen “3 Heronjtë”, këmbësorja 65-vjeçare u dërgua menjëherë në spital, por për fat të keq nuk arriti të mbijetonte.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “3 Heronjtë”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen E. N., 70 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

70 vjeçarja duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit