Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

SPAK ka nxjerrë një urdhër-arresti për Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Lajmi bëhet i ditur nga burime për Klan News Glidona Daci, që ka mësuar se Duro akuzohet për korrupsion.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë ryshfet dhe është arrestuar në flagrancë. Megjithatë, detajet nuk janë ende të ditura.

Arrestimin e saj e bëri të ditur më herët Kryeministri Edi Rama gjatë takimit falenderues në Tiranë, kur tha se “një sekretare ministrie ishte arrestuar për ryshfet”.

Të Fundit