Një shtetase afrikane kishte gëlltitur 60 doza (ovula) kokainë për ti transportuar nga Brazili drejt Afrikës së Jugut.
Gruaja e cila punonte si korriere droge u arrestua në aeroportin Tambo në Johanesburg. Policia bëri publike në rrjetet sociale pamjet e radiografisë që demaskuan gruan e cila quhej ‘mushka e drogës’
Është personi i dhjetë i arrestuar në të njëjtin aeroport në dy muajt e fundit, tha policia, duke shtuar se vetëm javën e kaluar një shtetas nigerian që përballej me akuza të ngjashme u arrestua.
Pas arrestimit, gruaja u dërgua në një spital lokal, ku një rreze X zbuloi se objektet në stomakun e saj, të cilat ajo dukej se i kishte gëlltitur, u hoqën më vonë.