Ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano është arrestuar në flagrancë pasi ka aksidentuar për vdekje me makinë 17-vjeçarin Elion Hamiti.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 teksa Vasil Bollano duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar 17-vjeçarin banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.