SHKODËR
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një të ri, pasi është kapur në flagrancë duke shitur kokainë.
Nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacione të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar është bëre i mundur identifikimi dhe konkretizimi i veprimeve që kryenin disa shtetas lidhur me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe si rezultat i operacionit policor “Club”, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R. 24 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.
Arrestimi tij u bë pasi është kapur në flagrancë duke i shitur disa personave të tjerë lëndë narkotike kokainë dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi rezultoi se posedonte me vete tri qese të vogla me një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Nga veprimet e kryera janë sekuestruar 6 aparate celulare, një sasi kartëmonedhash shqiptare me vlerën 122 900 lekë të reja, 10 euro, 50 paund i dyshuar i falsifikuar, 5 karta identiteti, 2 leje drejtimi shqiptare, 1 leje drejtimi ltaliane, 4 qese për përdorimin të lëndëve narkotike, dokumente automjeti, 3 ora dore dhe dy varëse, të cilat ishin lënë nga blerësit e lëndës narkotike, si dhe një letër me formula për prodhimin e lëndëve narkotike kokainë.
Vijon puna me intensitet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i monedhave”.