Një 36-vjeçar në Gramsh është vënë në pranga nga policia. Ai u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës. Më tej, sipas uniformave blu, dyshohet se i riu ka abuzuar seksualisht me motrën.
“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të”, njoftoi policia.