Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i dyshuar si autor i një sërë vjedhjesh kabllosh elektrikë të ndriçimit rrugor, që lanë disa segmente të qytetit në errësirë.
Operacioni policor i koduar “Light” u zhvillua pas hetimeve disa ditore dhe bashkëpunimit me qytetarët, duke çuar në arrestimin e A. V., banues në Durrës.
Hetimet paraprake tregojnë se 35-vjeçari ka vjedhur kabllot në disa zona të qytetit, duke dëmtuar infrastrukturën e ndriçimit publik. Policia po vijon punën për të zbuluar të gjitha rastet e tjera të mundshme ku ai ka vepruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.