Arrestohen në Tiranë tre persona, tentuan të vidhnin taksistin dhe një grua

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të enjte tre shtetas pasi tentuan t’i vidhnin me dhunë portofolin një taksisti, dhe më pas kanë vjedhur celularin e një shtetaseje.

Në bazë të operacionit të koduar “Episodet”, kanë rënë në pranga shtetasit A. Q., 22 vjeçe, F. B., 36 vjeç dhe L. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, shtetas me precedentë në fushën e vjedhjeve.

Ndërkohë, shtetasi A. Q. ishte gjithashtu me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Policia ka bërë me dije se: “Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, shtetasit A. Q. dhe F. B. kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë portofolin drejtuesit të taksisë me të cilën lëviznin në rrugën ‘Selaudin Zorba’. Më pas, dyshohet se i kanë vjedhur celularin një shtetaseje, në rrugën ‘Tahsim Shehu. Nga hetimet rezultoi se shtetasja A. Q. ishte aktualisht me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale ‘Vjedhja’. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari ishte me 2 të arrestuarit e tjerë, në taksi, në momentin që kryen tentativën për vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit